TË LUFTOJMË KORRUPSIONIN E NEPOTIZMIN ME KANDIDATET E RINJË

26.09.2019 21:33:22

Nga:Vlora Gashi

Gjatë kohës së fushatës parazgjedhore cinizmi është në dukshmeri, duke parë se si kandidaturat me mandatura të vjetra ende manipulojnë qytetarin me lidershipin e tyre të rrem dhe nepotik. Një shtet me nivel të lartë të korrupsionit, një shtet që radhazi për 20 vite është i zhveshur ekonomikisht, nuk zbatohet ligji/drejtësija, nuk ka siguri mbarë shtetrore duke specifikuar familjen dhe rininë, shendetesi të pa përmbushur e duke lënë shumë fusha tjera pa permendur si industria, arsimi, nvm-të, etj. Kandidatet aktual radhazi për 20 vite që bëjnë pretendime ende për mandat janë në kundershtim të plotë të luftes ndaj korrupsionit e ne përputhje me interesat e tyre vetjake e famuoze. Jo pa arsye, bëhët prezantimi i kandidatëve të rinjë. Ky është hapi i parë që do të luftoj korrupsionin e nepotizmin institucional. Pikërisht për këtë arsye duhet t’i votojmë kandidatët e rinjë, për një pasqyrë një frymë dhe qasje zhvillimi të re në vend. Në fushatat ditore nga kandidatet e korroptuar qytetaret dëgjojnë premtime dhe programe me përfundime të paqarta duke mos njohur zgjedhjen e problemit në vend. Premtime ato që në kontekst bartin interesin e vetjak dhe cinik. Pak prej atyre marrin parasysh interesat vetjake karshi kandidatëve për të pozicionuar sesa t’i besonin ata: e që fatkeqësisht disa të rinjë, miratojnë gënjeshtra dhe paragjykime si shpjegime të arsyeshme për deklarata të gabuara që përputhen me interesin vetjak; Qytetarët e pa politizuar keqazi nuk e miratojnë me votë korrupsionin e nepotizmin.