Të rinjtë e Kosovës kërkojnë të drejta të barabarta në pronësi (Video)

25.03.2018 10:52:22

Shumica e grave në Kosovë nuk e gëzojnë të drejtën e pronësisë.

Të anketuarit për rubrikën “VOX”, nga Radio Evropa e Lirë, thonë se trashëgimia e familjes duhet të ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet vëllezërve dhe motrave, sic parashihet edhe me ligjet në fuqi në Kosovë.

Megjithatë, nga të dhënat e Agjencisë Kadastrale, del se vetëm 80 mijë prona janë në regjistruara në emër të grave, kurse 400 mijë në emër të meshkujve.