Të rinjtë e Prizrenit në mbrojtje të vlerave të vërteta të UÇK-së

02.11.2016 22:17:38

Të irrituar nga ngjarjet e fundit, në të cilat po njolloset lufta e drejtë e shumë ushtarëve të UÇK-së, të cilët lanë familjet e tyre dhe ishin në mbrojtje të atdheut. Ushtarë të cilët sot përpos një vendi të lirë, fëmijëve tyre u lanë vetëm një varr në të cilin ata mund të dërgojnë lule. Apo në rastet tjera përfunduan pa aftësi për të punuar, dhe pa bukë për fëmijët e tyre, ndërkohë që të tjerët pasurohen në emër të tyre.

Imazhi i këtyre ushtarëve po prishet nga ata të cilët luftuan, apo bëjnë gjoja se luftuan, vetëm që sot të kenë pasuri dhe pushtet.

Në mbrojtje të vlerave të luftës, dhe diferencimit të tyre nga gjoja lufta, me qëllimet e lartpërmendura, një grup i të rinjve prizrenas, në kalanë e qytetit kanë vendosur mëngjesin e sotëm një pankartë të titulluar “UÇK është krenaria e Kosovës, mos e njollosni atë”