Shqiperi/Të sëmurit me Covid i dërgohet gjenerator pas ndërprerjes së energjisë

14.02.2021 11:41:51

Moti i keq me reshje të dendura dëbore ka shkaktuar problematika të ndryshme në akset rrugore dhe furnizimin me energji në gjithë qarkun e Elbasanit..

Emergjencat Civile bëjnë me dije se gjatë natës është ndërhyrë në dy raste urgjente ku iu rrezikohej jeta dy qytetarëve.

Kështu në fshatin Xibrakë, një person kishte mbetur i bllokuar në rrugë. Ai u transportua me urgjencë në spital, pas ndërhyrjes së mjeteve të bashkisë për të hapur aksin.

Rasti i dytë i urgjencës u regjistruar në Gjyrale të Gostimës, ku bashkia e Cerrikut dërgoi një gjenerator për një të sëmurë me Covid që përdorte aparat oksigjeni, pas ndërprerjes së energjisë.

Në aksin rrugor nacional Elbasan-Rrogozhinë (në Balldren), Elbasan-Belsh (ne Shales), Elbasan-Gramsh (ne Banje) mëngjesin e sotëm ka pasur bllokime të pjesshme nga prezenca e madhe e akullit. “U njoftuan firmat kontraktuese per hedhjen e kripes ne keto pika. Ne akset Elbasan-Qafe Thane e Elbasan-Gjinar trashesia e debores ka arritur mbi 20 cm trashesi por tashme kjo eshte nen ndikimin e temperaturave te uleta gje qe ka krijuar ngrica.

Ne aksin rrugor Librazhd-Stebleve nje pjese e aksit eshte e bllokuar ne segmentin Fushe Studen-Klenje ku kemi nje prezence debore deri 70 cm trashesi. Po punohet per hapjen e rruges nga firma kontraktuese.

Ne bashkine Elbasan kemi bllokim te akseve Elbasan-Labinot Mal dhe Elbasan-Funare ku ne terren po punohet per hapjen e tyre. Gjithashtu po punohet edhe ne rruget e brendshme te bashkisë me hedhjen e kripes per lehtesimin e qarkullimit te mjeteve. Ne furnizimin me energji elektrike kemi probleme ne Nj.A Gjergjan, Shales, Shushice, Tregan, Funar të bashkisë Elbasan, ne Nj.A Oorenje, Hotolisht, te bashkise Librazhd ne Nj.A Mollas te bashkise Cerrik dhe Nj.A Grekan bashkia Belsh. Po punohet nga grupet e OSHE per riparimin e defekteve.