Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Prishtinë

28.08.2016 20:26:10

Autoritet  e sigurisë në vend kanë njoftuar se rreth orës 19:00 në njërën prej qendrave tregtare në Prishtinë (ETC) janë dëgjuar disa të shtëna me armë.

Zëdhënësja e PK-së, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” se gjuajtja ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare në rrugën Prishtinë – Podujevë, respektivisht në lagjen Kodra e Trimave.

Ajo ka treguar se nuk ka ndonjë të lënduar dhe, sipas Ahmetit, ka pasur të shtëna mes dy gupeve.

“Po, rreth orës 19:00 kemi mare informatë për një gjuajtje me armë, në rrugën Prishtinë – Podujevë. Kemi informata se ishin dy grupe”, është shprehur ajo.

Vlen të theksohet se Njësitet e PK-së tani janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.