Të shtëna në aheng, Policia konfiskon një armë

05.03.2017 21:31:53

Në mesditën e sotme, Policia në Vushtrri ka konfiskuar një pushkë automatike.

Konfiskimi i armës, siç njofton Policia, është bërë në njërin nga fshatrat e Vushtrrisë, në një aheng familjar.

Përveç konfiskimit të armës është intervistuar personi i cili dyshohet se ka shtënë me armë. Ndaj tij është iniciuar rast për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje.