Të shtunën bllokohet edhe një rrugë në Prishtinë, shkaku i asfaltimit

11.04.2018 19:46:18
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se që nga kjo e shtunë do të bllokohet edhe një rrugë në Prishtinë.

Ahmeti bën të ditur se rruga “Fehmi Lladrovci” do të bllokohet në njërin drejtim për shkak se pritet asfaltimi i njëres anë të rrugës.

“Të shtunën fillon sanimi i Rruges Fehmi Lladrovci prej rrethit të flamurit e deri te rrethi i Spitalit. Do të mbyllet rruga njëherë ne njërin drejtim e pastaj edhe në drejtimin tjetër kur të përfundon asfaltimi i njërës anë. Ju falenderojmë për mirëkuptim” shkruan Ahmeti në Facebook.