Të shtunën tubimi qendror i LDK-së në Istog!

13.10.2017 14:26:55

LDK në Istog ka njoftuar se të shtunën do ta mbajë tubimin qendror zgjedhor, i cili do të fillojë në orën 17.00.

Me këtë rast do të bëhet promovimi i kandidatit për kryetar komune, z.Haki Rugova.

Ky është njoftimi i plotë i degës së LDK-së në Istog:

Të nderuar qytetarë të Istogut,

Të dashur anëtar dhe simpatizant të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Me datë 14.10.2017, ditë e shtunë,  në ora 17:00 në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në Istog,  do të mbahet tubimi qendror elektoral i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë tubim do të bëhet promovimi i kandidatit për kryetar të komunës z. Haki Rugova si dhe i kandidatëve për asamble komunal.

Ju ftojmë të merrni pjesë në mënyra sa më masovike, që ta bëjnë këtë tubim sa më madhështor.

#LidhjapërIstogun

#LDK47 #HakiRugova