Të vaksinuarit me Pfizer mund të dhurojnë gjak pas 2 dite, me AstraZeneca pas 4 javëve

22.08.2021 10:31:57

Të gjithë personat që e marrin vaksinën Pfizer kanë të drejtë të dhurojnë gjak dy ditë pas vaksinimit, por këtë të drejtë nuk e kanë ata që janë të vaksinuar me AstraZeneca.

Bukurije Zhubi, drejtoresh në Qendrën për Transfuzion të Gjakut, ka sqaruar se të vaksinuar me AsteraZenecë mund të dhurojnë gjak veç pas 4 jave.

Ajo më tej ka shtuar se edhe ata që janë shëruar nga virusi, dy javë pas mund që lirisht të jenë dhurues të gjakut.

“Të gjithë ata që janë vaksinuar mund të dhurojnë gjak, dy ditë pas vaksinimit kur vaksinohen me vaksinën Pfizer ndërsa me vaksinat tjera si AstraZeneca e të tjera duhet të shtyhet vaksinimi për katër javë, d.m.th Moderna edhe Pfizer dy ditë, AstraZenaca dhe të tjera shtyhet dhurimi katër javë prej momentit kur keni marrë vaksinën. Pas kalimit të kësaj periudhe të gjithë qytetarët mund që lirisht të dhurojnë gjak. Edhe të gjithë ata që janë shëruar edhe pas dy jave nuk kanë simptoma mund të vijnë të dhurojnë gjak”, tha ajo.