Telegrafi serb: Trepça – Serbisë pas heqjes së autonomisë së Kosovës

13.10.2016 21:28:01

Telegrafi i Serbisë, më 11 tetor ka publikuar një vodeo që zgjat 1.15 minuta, të cilën e ka titulluar ” E kujt është Trepça…?”, dhe me të cilën është munduar të tregojë shkurt historikun e kësaj miniere.

Pavarësisht nga qasja që ka, pra qasje kryesisht të këndvështrimit të Serbisë, megjithatë pranon se më 1945 Trepça bie në duart Krahinës Autonome të Kosovës. Dhe që atëherë, kjo minierë është menaxhuar nga Kosova.

Po ashtu, pranon se është marr nga Serbia vetëm pas heqjes së autonomisë së Kosovës. Sipas kësaj video, pra sipas telegrafit serb, me këtë status ka vazhduar edhe më tej, pas vitit 1999, e që do të thotë se nuk merr parasysh anulimin e ligjeve diskriminuese të Serbisë, pra edhe atij për pasuritë e Kosovës.

Sipas kësaj videoje, a priori del se Trepçën Serbia e ka mbajtur me dhunë, dhe me dhunë është munduar ta mbajë. Prandaj, edhe kërëcnimi i popit Irinej se me dhunë duhet ta kthejmë, është vetëm konfirmim i uzurpimit të dhunshëm të Trepçës./fokusi.org

e-kujt1e-kujt2e-kujt4e-kujt5e-kujt6e-kujt7