Telegram ngushëllimi: Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëveprimtarëve për deputetin Agim Kikaj.

19.05.2017 13:39:41

Degët e LDK në Suedi, Norvegji dhe shtetet e Benluksit:

Me pikllim të madh morrëm lajmin për vdekjen e Agim Kikajt, deputetit të Kuvendit të Kosovës, veprimtarit të devotshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Vdekja e Agim Kikajt është humbje e madhe për familjen sepse me humbjen e Agimit, familja humbi njeriun e urtë dhe të dashur kurse Lidhja Demokratike të Kosovës humbi veprimtarin e devotshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta famljes Kikaj, miqëve, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëveprimtarëve të të ndjerit Agim Kikaj.

Pushtoftë në paqe!
Qibrije Hoxha
Daut Haxhaj
Bahtir Kastrati