Televizioni Rrokum publikon rezultatet e një hulumtimi për matjen e audiencës të realizuar prej Indeks Kosovës

15.02.2017 14:48:51

Televizioni Rrokum  ka shpërndarë një deklaratë për shtyp, nëpërmjet të cilës ka dhënë detaje të një hulumtimi q ka kryer rreth matjes së audiencës së realizuar prej Index Kosovës, matje që, sipas këtij hulitimi nuk është kryer si duhet dhe është realizuar për llogari të dy-tri kompanive medietike.

Më poshtë mund të lexoni të plotë këtë deklaratë:

Televizioni Rrokum ka investiguar një matje të audiencës realizuar prej Index Kosovës, i cili përdoret për të shpërndarë rreth 3 milion euro çdo vit të buxheteve të marketingut Index Kosova në bashkëpunim me agjencitë e marketingut (Zero Pozitive, ProMedia) përdorin një sondazh të dyshimtë, për të përqendruar buxhetet e marketingut tek dy ose tre kanale mediatike të preferuara.

Televizioni Rrokum, pas një investigimi të kujdesshëm të medotologjisë së përdorur, zbatimin e saj në terren dhe mënyren e paraqitjes së rezultateve të anketës, duke u mbeshtetur në ekspertizën e specialistëve të pavarur, ka ardhur në përfundimet e mëposhtme: 1. Metodologjia e përdorur “Day after Diary” e kësaj ankete është e tejkaluar dhe shkencërisht e pabesueshme. 2. Marzhi i gabimit është shumë më i lartë se ai i pretenduar, duke prodhuar rezultate statistikore te pabazuara. 3. Ky anketim për audiencën e mediave të Kosovës, është pjesë e një skeme midis Index Kosovës dhe agjencive të marketingut të sipërpërmendura, me qëllim që të gjenerojë përfitime për disa prej tyre, duke dëmtuar principin e konkurrencës së lirë e të ndershme të tregut.

Pjesë të rezultateve të këtij investigimi u përshkruan gjatë programit televiziv “Rrokum Rroll” ku u publikuan prova të ekzistencës së kësaj skeme. Drejtori i përgjithshem i Televizionit Rrokum, z. Migjen Kelmendi u shpreh se do të ndjekë të gjithë hapat e nevojshëm ligjor për të bërë transparencë për këtë çështje. Reagimi i parë i Index Kosovës, ishte mbyllja e faqes së tyre të internetit ku statistika për shikueshmërinë e televizioneve ishin të pafreskuara prej vitit 2014. Si përfundim, Televizioni Rrokum ju bën thirrje të gjithë kompanive ose institucioneve që përdorin këtë “anketë të shikueshmërisë”, që në mënyrë të pavarur të vërtetojnë besueshmërinë e rezultateve dhe ta marrin me rezervë këtë anketë, derisa të thotë fjalën e fundit sistemi i drejtësisë. Informatë e përgjithshme: ​Televizioni Rrokum është televizion kombëtar kabllor, pjesë e medias në Kosovë prej vitit 2006. Rrokum TV rreshtohet mes 5 televizioneve kryesore të Kosovës. Mbulon shumicën e familjeve të vendit përmes operatorëve kabllor në të gjithë Kosovën si: IPKO, Kujtesa, PTK, Artmotion dhe operatorë të tjerë lokale. Rrokum TV mbulon të gjithe territorin Europian përmes platformës satelitore DIGITALB. Me vendim të KPM-së, Rrokum TV mban statusin ‘Must Carry” (I detyrueshëm).

Me poshte linqet e nevojshme:

http://www.rrokum.tv/tv/rrokum-roll/kelmendi-sondazhi-i-index-kosovas-bani-te-mundun-abuzimi n-me-miliona-euro/

http://www.rrokum.tv/lajme/index-kosova-pranon-fajin-e-mbyll-web-faqen-e-vet-por-kqyrni-cka-p o-mshef-prej-opinionit