Tension brenda skuadrës, Rudiger sherr me portierin spanjoll Kepa

06.04.2021 09:25:20

Pashkë aspak të qeta në shtëpinë e Chelsea-t, pasi disfata 2-5 ndaj WBA-së, e para nën drejtimin e Thomas Tuchel, ka bërë që lojtarët të humbin qetësinë edhe me njëri-tjetrin.

Kështu mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger është përplasur ashpër me portierin spanjoll Kepa Arrizabalaga, teksa për të ndarë të dy futbollistët është dashur ndërhyrja e Tuchel. Ky i fundit ka ngritur zërin për të qetësuar situatën dhe ka dërguar patriotin e tij, Rudiger në dhomat e zhveshjes, 5 minuta para të tjerëve, si formë ndëshkimi për tensionin e krijuar.

Shkak për grindjen është bërë një ndërhyrje e rëndë e mbrojtësit gjerman ndaj Kepa-s, gjatë një aksioni në ndeshjen e kontrollit brenda ekipit, çka provokoi edhe reagimin e spanjollit.