Tensione mes Serbisë e Kroacisë

05.08.2017 11:45:51

Serbia dhe Kroacia janë përfshirë së fundmi në një tjetër përplasje që i shtohet tensioneve edhe kështu të larta mes dy vendeve. Kësaj radhe është një deklaratë e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç, gjatë një fjale me rastin e përvjetorit të operacionit kroat ‘Stuhia’, që ka trazuar ujërat.

Plenkoviç deklaroi se operacioni në fjalë parandaloi një Serbrenicë të re në Bihaç dhe se ai shkatërroi ëndrrën e Serbisë së Madhe.

Dy vendet duken të gjykuara për të qenë të armiqësuara, pasi ndërkohë e ka Ditë të Fitores, Serbia e ka Ditë të Kujtesës, në nderim siç thonë serbët të 2,000 serbëve të vrarë dhe 200,000 të dëbuarve nga Kroacia.

Ministri serb, Nebojsha Stefanoviç, ka kërkuar nga autoritetet kroate të marrin qëndrim të qartë ndaj krimeve të kryera në atë ofensivë në vend se të festojnë diçka që përfaqëson një fatkeqësi për serbët.

Reagime ka përcjellë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, sipas të cilit kryeministri Andrej Plenkoviç spekulon, pasi nëse më parë serbët ishin një popullsi konsistente që jetonte në Kroaci prej shekujsh, tani përbën vetëm 5 për qind.

Ai e ka quajtur operacionin si spastrimin më të madh në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Dy vendet përballen edhe për çështje të qëndrimeve dhe ngjarjeve të viteve ’40-ta.