Tensionohet situata, Erdogan “selam” Haradinajt: Po i mbron ata që i bënë grusht shteti Turqisë

31.03.2018 17:22:35
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot deklaroi se Agjencia Turke e Inteligjencës, me një operacion në Kosovë 6 prej këtyre (FETO) i kapën këta përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan dhe i sollëm, raporton Anadolu Agency (AA).

“Agjencia Turke e Inteligjencës, me një operacion në Kosovë 6 prej këtyre (FETO) i kapën këta përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan dhe i sollëm. Por, kam një pikëllim. Kryeministri i Kosovës i mori nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, tha presidenti Erdoğan.

“Karriera e kryeministrit të Kosovës do të merr fund”, parashikon Erdogani.