Tentativë për grabitjeje? Çahet rrethimi i Aeroportit të Rinasit

18.01.2017 20:41:02

Një pjesë e rrethimit të Aeroportit të Rinasit është dëmtuar nga persona të paidentifikuar. Nuk dihet me saktësi qëllimi i këtij dëmtimi, por policia e ka zbuluar më 16 janar këtë ndodhi.

Deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar, por Policia ka nisur punën për gjetjen e autorëve. Ndërkohë, rrethimi është riparuar.

Kujtojmë se vitin e shkuar në Aeroportin e Rinasit u vodhën në mënyrë spektakolare një sasi e konsiderueshme parash nga një bankë e nivelit të dytë.

Që nga ajo kohë masat e sigurisë janë rritur së tepërmi në aerort.