Tentim vjedhje në Lipjan

30.09.2020 10:01:47

Një tentim vjedhje ka ndodhur ditën e martë në fshatin Janjevë të Lipjanit.

Policia bën të ditur se persona të panjohur kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një shtëpi.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur e kanë sulmuar atë deri sa ishte në shtëpinë e tij. Dyshohet se personat kishin tentuar të kryejnë vjedhje. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 01:52.