Një grua shqiptare dhe djali i saj janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi në datën 27 mars tentuan të vrisnin një mjek italian.
Haxhire Tusha, 60-vjeçe, dhe djali i saj, Shpëtim Rivzani, 24 vjeç, ishin paguar nga vëllai i kardiologut Maurizio Correra për të kryer aktin e rëndë. Gjithçka kishte nisur për një konflikt për çështje pasurie.
Ngjarja u regjistrua me 27 mars, në orët e para të mëngjesit, teksa mjeku sapo kishte dalë nga banesa së bashku me djalin e tij të vogël.
Sapo dolën ata u qëlluan me armë zjarri, por për fat të mirë asnjë nga plumbat nuk i preku.
Policia italiane pas hetimit prej disa javësh bëri të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes duke vënë në pranga dy shqiptarët si vrasës me pagesë.