Teori tepër të rrezikshme konspirative serbe dhe fushata të forta medietiko-agjenturore kundër paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon

12.02.2017 01:06:20

Nga Rexhep Kastrati

Gjatë këtyre ditëve, Serbia është duke shpallur teori të ndryshme konspirative dhe duke bërë fushatë të fortë meditike, e që korpusi medietik i kontrolluar nga struktura mefiozo-politike dhe agjentura serbe dhe përgjithësisht agjentura kundërshqiptare i përkthen dhe i bën pjesë të fushatave medietike në gjuhën shqipe.

Pasi vetë zyrtarët më të lartë të Serbisë lansuan një fushatë të egër politikeo-propagandistike, e të cilën e shoqëruan edhe me provokime në terren, për të krijuar kështu sfondin e një retorike lufte, mediet dhe agjenturat serbe e dimensionuan fushatën medietike dhe të teorive konspirative në thellimin e një militarizimi dhe radikalizimi që synonte dhe po synon të riafirmojë luftën si opcion dhe nëpërmjet saj edhe të riafirmojë të ashtuquajturit djemtë të luftës, të cilëve Xhejms Rubin, më 2013 iu kishte thënë se është mirë të dalin nga politika sa u ka mbetur ende pak nder se më vonë mund të dalin pa nder.

Dhe kjo fushatë medietike-agjenturore serbe po synon të që riafirmojë pikërisht ata që janë identifikuar si strukura mafiozo-politike, si të përfshirë në krim të organizuar dhe në kapje të shtetit, dhe që mund të jenë edhe të akuzuar nga Prokuroria speciale e Dhiomave të Posaçme. Kjo fushatë medietiko-agjenturore serbe ka vënë në qendër të vëmnedjes hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn dhe të tjerët si këta.

Dhe është për të theksuar se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli edhe sjelljen politiko-institucionale po e bëjnë në përputhje me fushatën medietiko-agjenturore serbe, sepse sa më shumë se mediet serbe po i mëshojnë militarizimit dhe radikalizimit që e lidhin me emrin e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, aq më radikale dhe militare por e bëjnë retorikën e tyre politike, sikur të ishte urdhër apo gjuhë e koduar fushata medetiko-agjenturore serbe.

Përveç këtyre, kanë filluar të shfaqen teori konspirative, me anë të të cilave mediet serbe të afërta me BIA-n dhe me agjentura të tjera serbe, po pretendojnë të thellojnë retikën militare dhe luftënxitëse, duke shpallur teori të tilla, sipas të cilave Turqia po e furnizon Kosovën me tankse dhe me aeroplanë lufte. Dhe kjo po u bëka npërmjet lidhjeve të Hashim Thaçit me Erdoanin. Dhe kjo teori, edhe pse bajate dhe në kundërshtim me të gjitha të dhënat dhe situatën reale, po synon të riafirmojë rolin destabilizues të Turqisë në rajon, dhe gjoja orientimin orientalo-aziatik të shqiptarëve.

Në të vërtetë, nuk ka asnjë gjasë, asnjë mundësi dhe asnjë arsye që Turqia ta furnizojë Kosovën me tankse dhe me aeroplanë, sepse Kosova ende nuk ka ushtri, dhe edhe po të krijohet nesër ushtria e Kosovës, do kohë për të pasur kapacitete për të funksionalizuar gjini të tilla ushtarake siç është artileria e rëndë, aviacioni etj. Në anën tjetër, Kosova është nën mbrojtjen e NATO-s, e cila është aleanca më e fortë ushtarake në botë, dhe edhe nëse do të themelohet nesër ushtria e Kosovës, përsëri, çështjet e sigurisë do të vazhdojnë të jenë në kompetencë dhe kapacitete të plota të saj, kurse ushtria e Kosovës do të vazhdonte të punonte për rritjen e kapaciteteve të saj dhe për përmbylljen e procesit komplet të formimit të saj. Edhe nëse do të duhej të funrizohej me aramatim, këtë do ta bënte në mënyrë legale.

Me këtë teori konspirative, Serbia po synon të demonizojë procesin e formimit të ushtrisë së Kosovës, ta paraqesë si aleancë të së keqes dhe të destabilitetit të rajonit, prandaj edhe të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Në aspektin tekniko-taktik, po synohet të futet përçarje brenda vendeve të NATO-s që të rriten kundërshtimet për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Në aspektin gjeopolitik e gjeostrategjik, po synohet që të ridimensionohet roli i NATO-s në rajone dhe konflikte të ndryshme, pra edhe në Ballkan.

Përveç këtyre, tashmë është shfaqur edhe një teori tjetër konspirative që në qëndër ka Ramush Haradinajn, i cili nuk na qenkësh arrestuar për krime lufte, por për shkak se na qenkësh pjesë e një grupi të gjerë me njerëz që dikur kanë qenë në NATO dhe në CIA, dhe i cili grup po vepruaka jo vetëm në Ballkan, por edhe në kontinente të tjera. Sipas kësaj teorie konspirative, Ramush Haradinaj paska shkuar në Francë me një mik të tij francez dhe atje po qëndron për t’u trajnuar dhe për t’iu rritur autoriteti. Madje, thuhet se na paskësh qenë në rrezik likuidimi ai dhe familja e tij. Dhe është kjo teori që e ka futur në qarkullim një agjent i fuqishëm serb, Jugosllav Perishiq (rastësi që përputhet me gjeneralin serb Perishiq?), dhe i cili arrestimin e ramushit e ka ridimensionuar në një dimension përmasash globale dhe të një personaliteti kyç në organizime globale.

Sipas kësaj teorie konspirative, Ramush Haradinaj dhe grupi ku po bëka pjesë, na qenkeshin të aftë të kryejnë aksion edhe operacione të ndryshme sekrete dhe se na qenkeshin vazhdimisht në stërvitje për të përsosur dhe avancuar operacionet e tyre.

Edhe pse burimi i kësaj teorie, si i të gjitha teorive të tjera konspirative dhe të fushatave medietiko-agjneturore, dhe politiko-diplomatike, është agjentura serbe, megjithatë duhet thënë se të gjitha këto teori nuk po bëhen kot fare, por të gjitha kanë disa qëllime: 1. të radikalizojnë dhe militarizojnë retorikën dhe vetëdijen e ndërtijen kolektive të shqiptarëve, pra të rikthejnë domosdoshmërinë dhe pashmangshmërinë e luftës; 2. që të paraqesin shqiptarët dhe strukura të afërta me NATO-n dhe CIA-n si faktorë destabiliteti dhe mbështetjeje për forma diversive dhe të tipit gueril të shqiptarëve dhe kudo në botë; 3. të pengojnë formimin e ushtrisë së Kosovës; 4. të riafirmojnë dhe të heroizojnë të ashtuquajturit djemtë e luftës si përfaqësues të tribalizmit, parapolitikës, krimit të organizuar, të megakorrupsionit, të agjenturave të ndryshme etj., në dëm të strukurave politiko-institucionale racionale, të përkushtuara për përmbylljen e procesit të shtetformimit dhe që përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të Kosovës.

Megjithatë, duhet thënë se përkundër gjithë këtyre teorive konspirative, përkundër gjithë fushatave medietiko-agjenturore të Serbisë, duhet përmendur disa çështje të tjera që mund të kuptohen edhe si nëntekst dhe kontekst të gjithë këtyre.

Në aspektin e nënteksit, duhet të kemi parasysh dëshirën e vazhdueshme të Serbisë për të pasur përballë të ashtuquajturit djemtë e luftës, e jo njerëzit e linjës institucionaliste të presidentit Rugova. Po ashtu në këtë aspekt duhet pasur parasysh se të ashtuquajturit djemtë e luftës, përkatësisht pjesëtarët e linjës së Tiranës/Kretës janë identifikuar dhe tashmë e kanë akuzuar njëri-tjetrin si njerëz të udëbësë dhe në përgjithësi të agjenturave të ndryshme dhe të strukurave mafiozo-politike,, pra si njerëz që janë të përdorshëm për punë operative agjenturore dhe destabilizuese. Rasti i Kumanovës është një ilustrim i kësaj që po them. Dhe si të tillë, këta janë shumë të përshtatshëm për të organizuar edhe aksione diversante, të dhunshme, e pse jo edhe të natyrës terroriste. Të kujtojmë se pas rastit të Kumanovës, Serbia, nëpërmjet medieve të saj pat thënë se Daut Haradinaj do të organizojë sulm në veri.

Në aspektin e kontekstit, duhet thënë se teoritë  e tilla konspirative dhe kjo fushatë medietiko-agjentirore po bëhet në kontekst të angazhimeve të Serbisë për të destabilizuar Kosovën, e nëpërmjet Kosovës, edhe rajonin në tërësi. Në këtë kontekst, duhet thënë se tashmë është bërë e qartë nga të gjithë, madje edhe është konfirmuar edhe nga Milo Gjukanoviq se Rusia kishte planifikuar gjakderdhje masive në rajon.

Pra, në askektin kontekstual, duhe thënë se Serbia të gjitha këto po i bën për të thelluar luftën medialo-agjneturore si pararendëse të luftës reale në terren. Dhe kjo edhe në kontekst të zhvillimeve të gjithmbarshme globale, ku ka një shtrirje agresive të Rusisë, kur ka pretendime që edhe Kina, Korea e veriut, Japonia, madje edhe India të kërkojnë hise në gjeopolitikën botërore, kur edhe Turqia po mundohet të shfrytëzojë në maksimum pozitën e saj si kërthizë e tri kontintenteve në të cilat ka ose ndikim nëpërmjet popullatave turke, ose me origjinë turke, dhe nëpërmjet aspekteve fetare, si dhe pozicionin e saj si vend anëtar i NATO-s.

Përfundimisht duhet thënë se fushata medietiko-agjenturore dhe teoritë konspirative serbe, e që në shqip po i përkthen korpusi medietik i kontrolluar nga strukura mafiozo-politike dhe agjentura kundërshqiptare, për të realizuar ndikimin dhe efektet e saj në Kosovë dhe në rajon, është në funksion të strategjisë serbo-ruse për destabilizmin e Kosovës, për rrëzimin e Qeverisë dhe të shtetit të Kosovës dhe për të filluar një gjakderdhje masive në rajon, pas të cilave do të vizatoheshin hartat sipas interesave të tyre, ose edhe për të imponuar pazare të tilla ndërkombëtare dhe gjeopolitike që do të tumirnin dhe të lejonin realizimin e interesave serbo-ruse në rajon.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe të tjerë si këta mund të jenë të projektuar vetëm për të mundësuar zhvillimet e këtilla. Dhe ashtu siç mund ta kenë rekrutuar Hashim Thaçin shërbimet sekrete franceze, të njëjtën janë duke e bërë edhe me Ramushin, dhe janë duke përgatitur për ndonjë aksion diversiv, të dhunshëm dhe që do të shërbente si pretekst nga ana e Serbisë për të ndërhyrë në Kosovë.

Suksesi me ndalimin e grupit serb që kishte synuar të kryente vasjen e Milo Gjukanoviqit dhe të shkaktonte luftë civile në Mal të Zi, nuk i ka hequr ende të gjitha rreziqet për një gjakderdhje rajonale. Kjo edhe përkundër faktit se tashmë Dragana Trifkoviq është identifikuar, por nuk janë identifikuar ende publikisht bashkëpunëtorët e saj shqiptarë dhe të tjerë, e që vazhdojnë të patrazuar të kryejnë shërbimet për çka edhe janë të rekrutuar.