Tepelenë, dy efektivë policie bllokohen në një fshat të thellë

12.05.2017 09:15:25

Dy efektivë policie të komisariatit të Tepelenës, të cilët kishin dalë për të kontrolluar terrenin janë bllokuar në një zonë të vështirë në fshatin Progonat të njësisë Kurvelesh.

Shefi i Rendit, Roland Zhapa tha se kishin shkuar në një terren të vështirë për inspektim të territorit dhe në momenti në momentin që kanë tentuar të kthehen, janë përballur me një greminë.

Një helikopter nga Tirana dhe shtabi i emergjencave po shkon drejt vendit ku janë bllokuar dy efektivët e policisë. Ende nuk ka shumë të dhëna në lidhje me ngjarjen.