Tërmet i fuqishëm në Amerikën Qendrore, frikë për cunami

24.11.2016 21:12:30

Një tërmet i fuqishëm ka prekur Amerikën Qendrore dhe më konkretisht ato brigje që lage nga oqeani Paqësor.

Tërmeti ka rënë këtë të enjte dhe pritet që prej tij të shkaktohen dallgë cunami. Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë e monitorimit në Shtetet e bashkuara të Amerikës, pasi një uragan u përplas në brigjet e Karaibeve, Nikaragus dhe Kosta Rikës.

Shërbimi i emergjencave në El Salvador ka shkruar në Twitter se deri më tani nuk ka raportime për dëme të mëdha në nivel kombëtar.

Tërmeti me magnitudë 7.2 ishte me epiqendër në 30 kilometra thellësi dhe 135 kilometra nga Puerto El Triunfo në El Salvador.

Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega ka shpallur gjendjen e emergjencës pasi vendi u prek nga tërmeti e më pas nga uragani Otto, i cili shkaktoi mjaft dëme në pjesën jugperëndimore