Tërmet në Durrës, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

23.09.2020 09:08:05

Një tërmet u regjistrua pak minuta më parë në zonën e Durrësit, lëkundjet e së cilit u ndjenë dhe në Tiranë.

Sipas Qendrës Europiane të Regjistrimit të Tërmeteve tërmeti ishte me magnitudë 3.6 Rihter me epiqendër 12 km në verilindje të Durrësit dhe thellësi 11 km.

Fatmirësisht nuk raportohen dëme nga ky tërmet.