Ditën e djeshme, Puerto Riko u godit nga një tërmet i fuqishëm, i magnitudës 5.8 të shkallës Rihter.
Sipas mediave vendase tërmeti ra në orën 5.32 të mëngjesit, me thellësi 5 km.
Fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur raportime për humbje jete dhe as për të lënduar rëndë, por dëmet materiale kanë qenë të shumta.









































