“Tërmeti” Meta/Rama anulon prezantimin e kandidatit të PS në Kamzë

10.06.2019 14:06:19

Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimin e elektoral të pasdites ku do të prezantonte kjandiatin socialsit Rakip Suli në Kamzë.

Lajmin e ka dhënë vetë kandidati i PS, ish-deputeti, Rakip Suli, përmes një njoftimi ne faqen e vet ne FB.

“Dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama”- shkruan ai.

Postimi i Sulit

Të dashur bashkëqytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste dhe mua si kandidat për Kryetar i Bashkisë Kamëz, dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!