Terroristit serb që deshi ta vrasë Gjukanoviqin i vazhdohet paraburgimi

14.04.2017 17:46:20
Gjykata e Lartë në Podgoricë ka vendosur që ta vazhdojë paraburgimin e gjashtë personave të dyshuar për organizimin e grusht-shtetit gjatë zgjedhjeve në Mal të Zi, në mesin e tyre edhe ish liderit të xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq.
Ky vendim është marrë për shkak të rrezikut që të dyshuarit mund të arratisen, shkruan Novosti.

Michael Cadenovic, Andrija Mandiq, Branko Miliq, Milan Dushiq, Srboljub Gjorgjeviq dhe Dragan Maksiq, janë të dyshuarit e tjerë që po mbahen në paraburgim, transmeton lajmi.net.

Mbrojtja e të akuzuarve e ka parë këtë vendim si të gabuar i cili nuk është i bazuar në dëshmi dhe fakte.