Terrorizoi Elbasanin/ 45-vjeçari s’dorëzohet, mbyllet në shtëpi dhe kërcënon se do vrasë familjarët

24.12.2020 19:05:08

45-vjeçari Josif Kavaja, i cili terrorizoi banorët e fshatit Selte, pasi qëlloi me breshëri në drejtim të policisë, nuk dorëzohet.

Sipas “Shqiptarja.com”, ai është mbyllur në shtëpi, ka fikur dritat dhe refuzon negociatat me policinë për t’u dorëzuar.

Si pasojë e errësirës ndërhyrja nga ana e policisë bëhet më e komplikuar nga prania e familjarëve, me jetën e të cilëve ai u bën presion efektivëve që të mos ndërhyjnë.

Kavaja qëlloi në drejtim të policisë, pasi këta të fundit i shkuan në shtëpi për një kontroll, pas informacioneve për armëmbajtje pa leje. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk mbetën persona të lënduar.