Tetëvjeçari skijon me motor-ski në Brezovicë, reagon policia

17.03.2018 15:24:04

Një i mitur rreth moshës tetë vjeçare ka skijuar me një motor ski në Brezovicë, e një veprim i tillë i ka shqetësuar familjarët në qendrën e skijimit.

Sipas tyre, lejimi i ngasjes nga persona jo adekuat, mund të çojë në lëndime të fëmijëve që ndodhen aty.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se patrulla e policisë ka reaguar menjëherë për këtë rast.

“Patrulla e policisë menjëherë ka shkuar në vend ngjarje për të biseduar me prindërit si dhe me personat që u japin me qera këto mjete, për t’iu treguar që fëmijët s’duhet t’i vozisin këto mjete”, ka thënë Gashi.