Tevez: Conte më kërkoi te Chelsea

27.07.2016 22:11:26

Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, ka zbuluar se Antonio Conte e ka kërkuar atë te Chelsea.

Tevez ka konfirmaur se Conte, ish-trajneri i tij në Torino te Juventusi, ia ka ofruar rrugën për t’u kthyer në Evropë, mirëpo ai ka vendosur që të qëndrojë në Argjentinë.

“Unë isha duke drejtuar veturën me familjen time. Ishte çmenduri. Ai ka thënë se ai ka nevojë për një sulmues dhe më ka pyetur nëse do të doja të luaja për Chelsean”.

“Ai më tha: “Eja me ne, le të luftojmë bashk në këtë turne dhe ta fitojmë Ligën Premier. Na duhet dikush si ti që të behet lider”. Por, unë i thashë se nuk mund të largohem nga Boca Juniors kështu”. “Eshtë e vërtet, unë kam menduar për t’u pensionuar. Isha në formë të keqe. Unë e dua Bocan dhe do të qëndroj këtu për momentin”, potencoi Tevez.