Thaçi: 17 Shkurti na bënë krenarë për të kaluarën tonë

17.02.2017 12:37:52

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në 9-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë tha se Dita e Pavarësisë është ditë që na mbush me emocione të gjithëve.

Thaçi tha se 17 Shkurti është ditë që na bënë krenarë për të kaluarën tonë, të sotmen dhe për të ardhmen e sigurt evropiane.

“Dita e Republikës është dita juaj! Është ditë kur kujtojmë shumë e shumë gjenerata, prindër dhe familjarë tuaj, që ëndërruan, punuan dhe sakrifikuan që ne ta gëzojmë këtë ditë. Urime të gjithëve Dita e Pavarësisë. Kosova është vend i paqes dhe dashurisë”, shkruan Thaçi në Facebook.