THAÇI: 2019-A, VIT I MARRËVESHJES FINALE KOSOVË-SERBI

01.01.2019 15:52:49

Thaçi, në postimin e tij të parë për vitin 2019, ka folur për marrëveshjen me Serbinë.

Ai është shprehur se përderisa 2018-ta ishte vit i Ushtrisë së Kosovës, 2019-ta do të jetë vit i hapjes së kufirit me Shqipërinë, dhe arritjes së marrëveshjes finale Kosovë- Serbi.

Ky është postimi i plotë i presidentit:

Mirëmëngjesi miq,

Përderisa viti 2018 ishte viti i Ushtrisë së Kosovës, viti që sapo filluam do të jetë viti i hapjes së kufirit Kosovë – Shqipëri dhe i arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi. HTH.