Thaçi: Asnjëherë nuk jam pyetur për “shtëpinë e verdhë” apo “trafikim të organeve”

15.10.2020 21:42:09

Presidenti Hashim Thaçi në RTV Dukagjini ka folur për publikimin e “dosjeve” dhe Gjykatën Speciale.

“Askush nuk është deklaruar nëse ato dosje janë të vërteta. Institucionet e Kosovës nuk kanë pasur informacione dhe nuk kanë qenë të përfshira në këtë proces”, tha ai

Presidenti ka kritikuar edhe qeverinë pasi ka heshtur kur në aktakuzën ndaj Sali Mustafës përmendet shprehja “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

“Nuk mendoj se nëse nuk i mbrojnë vlerat e UÇK-së, partnerët e zotit Hoti, Haradinaj dhe Limaj atyre u rritet autoriteti i tyre në qeveri. As zotin Hoti nuk e çnderon përmendja e UÇK-së, sepse lirinë e kemi produktet të rezistencës paqësore të zotit Rugova dhe rezistencës aktive të UÇK-së”, tha ai

Thaçi thotë se nëse në Kosovë respektohen vlerat e UÇK-së edhe të tjerët do t’i respektojnë këto vlera.

I pyetur për Gjykatën Speciale, Thaçi ka thënë se nuk mund të flasë për këtë çështje për shkak të kufizimeve ligjore.

“Por mund të flasë për gjërat që nuk jam pyetur. Asnjëherë nuk jam pyetur për “Shtëpinë e verdhë” apo trafik të organeve”, tha ndër të tjera.