Thaçi: Baci Tush ishte në mbështetje të udhëheqësve të lëvizjes kombëtare

04.08.2017 23:11:17

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e ndarjes nga jeta të Tush Lladrovcit, ka thënë se “në ditët më të vështira baci Tush ishte në mbështetje të udhëheqësve të lëvizjes kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veteranit dhe atdhetarit të devotshëm të çështjes kombëtare, Muhamet Lladrovci, bacit Tush.

Baci Tush ishte baba i komandantit Fehmi Lladrovci dhe i veprimtarit Ramiz Lladrovci. Në ditët më të vështira baci Tush ishte në mbështetje të udhëheqësve të lëvizjes kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Familjes Lladrovci i shpreh ngushëllimet më të thella në emër të Presidencës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në ngushëllimin e Presidentit Thaçi.