Thaçi: Demaçi, ikonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

26.02.2017 19:31:11

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në rrjetin social facebook e ka uruar veprimtarin, Adem Demaçi për ditëlindjen e 91-të.

Ai e ka cilësuar Demaçin si ikonë të gjithë gjeneratave për liri dhe pavarësi të Kosovës, transmeton lajmi.net

“Simboli i rezistencës sonë kombëtare, baca Adem, sot mbush 81 vjet. Një jetë të tërë ishte ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndonëse në moshë të shtyrë, ai ende vazhdon të jetë i pathyer dhe shembull si qytetar, si shkrimtar dhe si intelektual. I dëshiroj jetë të gjatë bacës Adem!”, ka shkruar në facebook Hashim Thaçi.