Thaçi dhe Vuçiq pritet të takohen në fillim të muajit të ardhshëm

Thaçi dhe Vuçiq pritet të takohen në fillim të muajit të ardhshëm

14.08.2018 10:22:02

Sikurse dy takimet e kaluara, edhe takimi i cili pritet të mbahet në fillim të shtatorit të këtij viti në Bruksel në kuadër të fazës finale të dialogut pritet ta gjejë palën kosovare pa një konsensus nacional.

Partitë opozitare po vazhdojnë të jenë kundër formatit aktual të dialogut dhe të mos e pranojnë presidentin Hashim Thaçi për udhëheqës të këtij procesi.