Thaçi: Eurodeputetja Lunaçek, zë i sinqertë i Kosovës në Bruksel

30.10.2017 14:06:17
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur eurodeputeten Ulrike Lunaçek në takimin e saj të fundit si raportuese për Kosovën.

 

Thaçi e ka falënderuar eurodeputeten Lunaçek për përkushtimin e sinqertë për Kosovën.

“Keni qenë zë i Kosovës në Bruksel dhe i Brukselit në Kosovë. Një zë i sinqertë dhe konstruktiv”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, eurodeputetja Ulrike Lunaçek theksoi se e ka përcjellë Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.

“MSA dhe agjenda e reformave evropiane janë udhërrëfyes për perspektivën evropiane të Kosovës”, ka thënë Lunaçek.

Thaçi u shpreh se Kosova ka shënuar hapa të mëdhenj drejt konsolidimit të shtetit, duke përfshirë së fundmi edhe organizimin e mirë të zgjedhjeve dhe integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në veriun e Kosovës.

Ai ka thënë se zhvillimi ekonomik dhe social mbesin prioritete të Republikës së Kosovës.