Thaçi flet për rastin AXOS: S’lejojmë që Kosova të keqpërdoret si shtet

04.05.2018 10:29:53

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar ekspertët për punën e tyre me rastin e fitimit të betejës ligjore në Arbitrazh, kundër kompanisë AXOS GMBH, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro nga Kosova, për anulimin e privatizimit te 75% të aksioneve të PTK-së.

Thaçi ka thënë se nuk lejojnë që Kosova të keqpërdoret si shtet.

“Kosova gjithmonë do t’i mirëpresë investimet e huaja, por asnjëherë nuk lejojmë të keqpërdoret si shtet. E drejta dhe të gjitha argumentet në rastin e padisë se AXOS-it ishin në favorin tonë. E uroj ekipin e ekspertëve për punën profesionale dhe mbrojtjen që i ka bërë Kosovës. Si shtet i pavarur dhe sovran jemi pjesë e Arbitrazhit, sepse besojmë në këtë institucion dhe në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. Kemi ndërtuar kapacitete për të tërhequr investime të huaja, mirëpo edhe për t’i mbrojtur interesat e shtetit tonë nga pretendimet e paqëndrueshme”, ka shkruar ai.