Thaçi: Gjuriq të dielën në Kosovë, e kaloi natën te Radojçiqi

31.03.2018 14:12:35

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka treguar se Marko Gjuriq ka hyrë në Kosovë të dielën në mbrëmje, një ditë para arrestimit, dhe ka qëndruar në banesën e Milan Radojçiqit. Presidenti thotë se për këtë disa mekanizma dhe individë e kanë ditur këtë.

Ai tha se do të hetohen të gjitha hallkat e sigurisë për të parë se si ka ndodhur kjo.

“Ne ishim në dialog në Bruksel me Vuçiqin, të premten kur mora vesh se i është ndaluar atij hyrja në Kosovë. Nuk është menduar mirë politikisht kjo, sepse derisa je duke dialoguar diçka e tillë nuk do të duhej të ndodhte”, tha Thaçi.

“Unë jam informuar gjatë takimit me anëtarët e Kuinitit se Gjuriq ka hyrë në Kosovë. Dhe kam kërkuar të ndërmirren të gjitha masat”, tha ai, raporton Telegrafi.

Më tej Thaçi ka thënë se sikur të mos intervenonte Policia do të kishte reaksion se pse nuk intervenuam.

“Doli se Gjuriq kishte hyrë një natë më parë në Kosovë dhe se kishte kaluar natën në banesën e Milan Radojçiqit. Dhe se disa individë dhe mekanizma institucionalë në Kosovë e kanë ditur se ai është në Kosovë. Kjo është shqetësuese”, tha presidenti Thaçi.

Thaçi sa për të gjitha rastet do të marrin masa.