Thaçi: Hajdaraga ka dhënë kontribut të madh për lirinë e Kosovës

31.07.2018 16:03:11

Hashim Thaçi, ka përkujtuar ish-ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Luan Hajdaraga i cili ka vdekur dje.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka thënë se Hajdaragën do ta kujtojë me respekt për kontributin e tij që ka dhënë për lirinë e Kosovës.

Postimi i Thaçit:

Ish-ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Luan Hajdaragën, do ta kujtojë gjithmonë me respektin më të thellë për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës. Ai ishte shembull i bashkëpunimit në mes shqiptarëve për realizimin e interesave tona kombëtare. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajdaraga dhe gjithë miqve e kolegëve të tij. HTH