Thaçi konfirmon se të dielën takohet me Vuçiqin në Bruksel

19.06.2018 13:56:41
Thaçi, ka konfirmuar se të dielën do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Kemi konfirmuar pjesëmarrjen si Kosovë. Do të takohemi për të intensifikuar procesin e dialogut për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi.

“Në ditët e ardhshme do të kemi kontakte me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe spektrin politik vendor në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur”

“Ekipet tona do të takohen në ditën e ardhshme ndërkaq takimi në nivel presidentësh do të ndodhë të dielën”.