Thaçi: Kosova s’do harrojë kurrë mbështetjen e Helmut Kohlit

16.06.2017 19:14:51

Presidenti Thaçi, pas ndarjes nga jeta të kancelarit Helmut Kohl, ka thënë se Kosova nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e tij për lirinë tonë.

“Gjermania dhe bota humben Helmut Kohlin. #Kosova nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e tij për lirinë tonë, zemrën e tij të madhe që lutej për refugjatët tanë. Prehu në paqe”, ka shkruar Thaçi.