Thaçi kujton dy veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha

11.01.2017 15:05:51
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 33 vjetorin e rënies së dy veprimtarëve të lëvizjes kombëtare Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, ka thënë se ata ranë për idealin e përbashkët lirinë e Kosovës.
Thaçi në një postim në facebook ka shkruar se Malaj e Berisha ishin veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare.

“Para 33 viteve, dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha ranë burrërisht në përleshje me forcat serbe në Prishtinë. Rexhep Malaj ishte burgosur më herët, dhe si veprimtar i pathyeshëm kishte vazhduar aktivitetin patriotik edhe pas daljes nga burgu. Te Nuhi Berisha kishte gjetur bashkëmendimtarin dhe idealistin. Ranë për idealin e përbashkët – lirinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.