Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në mes të institucioneve të shtetit të Kosovës dhe EULEX-it
Presidenti Thaçi u shpreh se EULEX-i e ka përkrahjen e institucioneve kosovare në përmbushjen dhe përmbylljen e misionit të vet. “Ju përgëzoj për bashkëpunimin e mirë me të gjitha institucionet e Kosovës, me qeverinë dhe me ministritë, me organet e rendit e të ligjit”, shtoi presidenti Thaçi.






































