Thaçi merr ftesën për Lutjet e Mëngjesit në Washington

09.01.2018 16:32:24

Thaçi edhe këtë vit është ftuar në lutjet tradicionale të mëngjesit në Washington.

Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Zyra për Informim e Presidencës.

“Sikur vitin e kaluar edhe këtë vit presidenti Thaçi ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Presidenti është i pajisur me vizë amerikane, por për shkak të agjendës së ngarkuar ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Presidencës.

Lutjet e Mëngjesit mbahen çdo vit në Washington, të enjten, e parë të shkurtit dhe ku ftohen politikanë nga mbarë botë.