Thaçi merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Turqisë

09.07.2018 10:13:37

Thaçi, me ftesë të presidentit të rizgjedhur të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marrë pjesë në ceremoninë presidenciale të inaugurimit.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Turqia ka luajtur rol të madh në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke kontribuar në rritjen e numrit të njohjeve dhe në anëtarësimin e shtetit tonë në organizata ndërkombëtare.

“Shteti turk vazhdon të jetë një aleat i rëndësishëm për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pjesë e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të rizgjedhur të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pritet të jenë mbi 20 presidentë dhe rreth 30 kryeministra shtetesh nga mbarë bota