Thaçi mirënjohës ndaj Kishës Katolike që organizoi meshë për Demaçin

29.07.2018 16:20:27

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka shprehur mirënjohje Kishës Katolike për organizimin e meshës për veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili ndërroi jetë më 26 korrik.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Demaçi ishte njeri i drejtpërdrejtë, tolerant e mendjehapur.

Postimi i Thaçit:

“Mirënjohës për Kishën Katolike, për organizimin e meshës për shpirtin e veprimtarit, Adem Demaçi. Ai ishte i drejtpërdrejtë, tolerant, mendjehapur, kampion i fjalës së lirë. Dritë pastë shpirti i tij!”, ka shkruar Thaçi.