Thaçi në SHBA: Kosova mbetet e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit

02.10.2017 23:43:45

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u prit në një takim të veçantë sot nga drejtori i CIA-s, Mike Pompeo.

Temë kryesore e këtij takimi ishte roli i Kosovës në luftën kundër terrorizmit.

Ne këtë aspekt, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe ShBA -ve ka dhënë rezultate konkrete dhe ky bashkëpunim vetëm sa do të intensifikohet në të ardhmen.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në luftë kundër terrorizmit dhe po jep kontributin e vet në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.