Thaçi në telefon me Erdogan siguron mbështetjen e Turqisë në luftën kundër koronavirusit

19.03.2020 18:46:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Thaçi ka bërë të ditur se i ka kërkuar mbështetje Erdoganit në luftën kundër koronavirusit dhe ka gjetur përkrahjen e tij.

Erdogan është zotuar se Turqia do të jetë në shërbim të popullit të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Thaçit: 

Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk. HTH.