Thaçi: Nenet e kontestuara të Kodit Penal s’kanë dalë nga zyra ime

03.05.2017 18:38:39

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur rreth dy neneve të shumëpërfolura të projektligjit për ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës.

Ai ka thënë se këto nene nuk kanë dalë nga zyra e presidencës.

Madje, Thaçi edhe shprehi falënderimin e tij për shoqërinë civile dhe mediat për rolin e tyre që të merret vendimi për heqjen e tyre.

Thaçi këto komente i bëri në hapjen zyrtare të konferencës ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, transmeton “Zeri.info” .

Ai po ashtu shprehi admirimin e tij për punën e gazetarëve dhe poashtu bëri ftesë që mos cenohet paanshmëria e gazetarëve.

“E kam admiruar gjithmonë punën e gazetarëve, duke parë si ata e bëjnë punën duke e vënë në rrezik dhe jetën. Ftoj që të mos cenohet paanshmëria, të njëjtën kohë dënoj fuqishëm çdo kërcënim ndaj gazetarëve. Kam kërkuar që drejtësia të hulumtojë për 13 gazetarët e vrarë gjatë luftës dhe pas”, ka thënë ai në fjalën e tij.