Thaçi nga SHBA: Institucionet po bëjnë çmos që Haradinaj të kthehet në Kosovë

08.01.2017 20:04:19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci po vazhdon të qëndroi në vizitën zyrtare në SHBA.

Ai atje do të takohet me personalitet të rëndësishme të administratës së Obamës në largim, por edhe me zyrtarë të rëndësishme demokrat dhe republikan.

Presidenti në një intervistë telefonike për RTK-në ka thënë se në ditët e ardhshme do të takohet edhe më zv/presidentin amerikan Joe Bide, transmeton lajmi.net.

Thaçi tha, se edhe marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së nuk do të ndryshojnë aspak edhe më ndërrimin e administratës amerikane.

“Kosova do të ketë kontakte të njëjta edhe me administratën e Trumpit siç kishte me administrata paraprake”, tha ai.

Ai tha se nuk është në SHBA për të marrë pjesë ceremoninë e Trumpit, pasi atje mund të marr pjesë kush dëshiron vetëm të blej biletë, pra Thaçi ritheksoi se nuk ka ftesa zyrtare nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Thaçi, fol edhe për gjendjen e Ramush Haradianjt. Ai tha se institucionet e Kosovës po bëjnë çmos që Haradianj të kthehet në Kosovë.

“Unë e kuptoj dhe ndjeje gjendjen e zotit Haradianjt. Këtë gjendje e ka përjetuar edhe më herë. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, po ato janë plotësisht akuza të paqëndrueshme, te pa pranueshme dhe duhet të ndihemi krenar që kemi luftuar për liri”,  u shpreh ai.

“Të gjitha institucionet e Kosovë janë të angazhuar që Haradianj të kthehet në Kosovë”, tha ai.