Thaçi ngushëllon familjen Sope

24.02.2019 10:09:10

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Sope nga Zhuri, e cila të shtunën humbi tre anëtarë të saj në një aksident komunikacioni.

“Humbja e jetës së tre anëtarëve të familjes Sope në aksidentin tragjik është pikëlluese për gjithë qytetarët e Kosovës. Familjes Sope i shprehim ngushëllimet më të thella dhe bashkohemi me dhembjen e saj të madhe”,ka shkruar Thaçi.

Në aksidentin e komunikacionit, që ndodhi të shtunën në rrugën Prizren – Zhur, kanë humbur jetën tre anëtarë të familjes Sope nga Zhuri, babai me dy djemë të tij.